Real Madrid është njoftuar se për shërbimet e mesfushorit të Rennes, Eduardo Camavinga duhet të paguajnë 60 milionë euro.
17-vjeçari ka impresionuar të gjithë këtë sezon duke bërë 36 paraqitje në Ligue 1, pavarësisht moshës së re, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, “Mbretërit” e shohin francezin si zëvendësuesi adekuat i Casemiro-s në të ardhmen.
Gjiganti spanjoll është i gatshëm ta paguajë këtë vlerë, por Rennes kanë kërkuar që lojtari të mbetet në formë huazimi edhe për sezonin e ardhshëm.
Bisedimet e tjera janë duke u bërë ndërsa transferimi pritet të kryhet gjatë verës./arbresh.info.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...