Alarmohet Man Utd, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madridi para 31 gushtit

16:35 | 23 Gusht 2017
Arbresh Info

Manchester United nuk ka asnjë shans për të nënshkruar këtë verë me sulmuesin Cristiano Ronaldo, apo jo?

Në fakt, sipas gazetës spanjolle ‘El Pais’ këtë të mërkurë, Manchester United ka një mundësi për të finalizuar marrëveshjen, transmeton portali arbresh.info.

‘El Pais’, një gazetë që zakonisht qëndron larg nga thashethemet rreth transferimeve, ka publikuar një storie të tmerrshme për tifozët e Real Madridit duke njoftuar që Ronaldo nuk është i lumtur.

Reagimi i sulmuesit Cristiano Ronaldo për dënimin me pesë ndeshje mos-lojë
Reagimi i sulmuesit Cristiano Ronaldo për dënimin me pesë ndeshje mos-lojë

Këtë mbrëmje, Real Madridi luan kundër skuadrës italiane Fiorentina në Santiago Bernabeu. Të dy klubet takohen për trofeun në Santiago Bernabeu. Ndeshja miqësore shënon rikthimin e Cristiano Ronaldos në aksion për ‘Los Blancos’.

Ronaldo aktualisht është i dënuar me pesë ndeshje mos-lojë për ndeshjet kompetitive për shkak të suspendimit që mori pasi shtyu gjyqtarin në ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës.

Ylli portugez vazhdon të jetë i inatosur me këtë ndalesë dhe ka shfrytëzuar edhe rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimin e tij rreth kësaj situate.

Merkato e transferimeve mbyllet në fund të këtij muaji, 31 gusht.

A mund të largohet Ronaldo nga Madridi brenda tetë ditëve?

Kjo situatë është sqaruar nga ‘El Pais’ pasi ata konfirmojnë që Ronaldo është ende i shqetësuar në Madrid. Në fillim të kësaj vere, pasi autoritetet spanjolle akuzuan Ronaldon se nuk ka paguar taksat me vlerë prej 16.5 milionë dollarë, Cristiano deklaroi që mund të largohet nga La Liga.

A ka mundësi që ndalesa prej pesë ndeshje mos-lojë të dërgojë sulmuesin drejt largimit?

‘El Pais’ vlerëson lartë këtë mundësi duke iu treguar lexuesve të saj tekstin në vazhdim:

Dy muaj pasi agjenti i tij Jorge Mendes filloi të studiojë mundësinë për largim të klientit të tij, Cristiano nuk e ka hapur gojën për të treguar nëse qëndron apo jo.

“Tani ai është i fokusuar në punë. Ai është i shqetësuar me dënimin për pesë ndeshje mos-lojë dhe derisa vazhdon si gjithmonë punën me skuadrën, ne nuk mund të garantojmë nëse qëndron apo jo. Ne do të shohim çfarë do të ndodhë deri më 31 gusht”, ka thënë një anëtar i rrethit të tij të ngushtë./arbresh.info/

Të ngjashme