Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta mohoi dje se ka arritur një marrëveshje me “Blaugranët” rreth vazhdimit të kontratës së tij.
Spanjollit do t’i përfundojë kontrata në qershor të vitit 2018 dhe presidenti i klubit Jose Maria Bartomeu ka zbuluar se mesfushori do të nënshkruaj së shpejti marrëveshjen e re, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetën e përditshme katalunase ‘Sport’, Barcelona i ka ofruar një kontratë katër vjeçare Iniestas me opsionin për të vendosur rreth të ardhmes së tij në fund të çdo edicioni. Kjo do të thotë që Iniesta mund të jetë i lirë për tu larguar nga Barcelona në fund të çdo sezoni gjatë katër viteve të ardhshme.
Spanjolli ka qenë shënjestër afatgjate e Juventusit, i cili synon të nënshkruaj me të falas në fund të këtij sezoni.
Megjithatë, gjiganti në Serie A mund të pres më gjatë për të siguruar shërbimet e tij pasi gazeta e lartpërmendur sugjeron që Iniesta nuk dëshiron të largohet nga Barcelona derisa agjenti i tij i ka thënë gjigantit në La Liga se ata janë të hapur për të nënshkruar vazhdimin e kontratës./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë prej...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona