Gavi është talenti i radhë që ka filluar shkëlqimin tek Barcelona këtë edicion.
Mesfushori i talentuar spanjoll ka zënë vend në formacionin bazë të katalunasve dhe edhe tek Kombëtarja e Spanjës falë formë fantastike që ka treguar.
Por kontrata e talentit të madh spanjoll me Barcelonën skadon në verën e vitit 2023 dhe palët po diskutojnë për rinovimin e saj.
Te Barcelona kanë prioritet rinovimin e kontratave me dyshen Gavi dhe Araujo, por njëjtë siç ka ndodhë me uruguaianin ashtu edhe spanjolli nuk është i kënaqur me ofertën e katalunasve.
Gazeta katalunase Sport ka raportuar se Gavi nuk ka qenë aspak i kënaqur me ofertën e parë të Barcelonës.
Si spanjolli ashtu edhe Araujo janë dëshmitar se klubi i ka vazhduar kontratat Pedrit e Ansu Fatit që kanë marrë paga vjetore rreth gjashtë milionë euro në sezon.
Gjithsesi skuadrat e mëdha tani janë alarmuar pas refuzimit të parë të Gavit, pasi Bayern Munich, Chelsea, Liverpool, Manchester United e Manchester City janë interesuar për të.
17-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 27 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në tre të tjerë.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua