Google ADS

Alarm te klubi brazilian, 38 persona të infektuar me Covid-19

11:53 | 8 Maj 2020
A. B.

Emergjenca e koronavirusit është e një rëndësie të caktuar edhe në Brazil, ku ende nuk ka ndonjë datë për fillimin e “Brasileirao”. Kampionati është ndërprerë dhe ka shumë të ngjarë të mos përfundojë.

Alarmi u nxit më tej prej lajmeve të ardhura nga Rio de Janeiro, qyteti ku ndodhet Flamengo.

Klubi i njohur njoftoi se, pas testeve mjekësore të kryera për 293 persona, 38 prej tyre ishin positive me Covid-19.

“Për të pasur siguri maksimale për sportistët u kryen të gjitha testimet e nevojshme shëndetësore. Midis 30 prillit dhe 3 majit u kontrolluan 293 persona, përfshirë punonjësit e klubit dhe anëtarët e familjeve të futbollistëve. 38 prej tyre ishin pozitivë, të gjithë asimptomatikë“, thuhet në deklaratën e Flamengo.

“Më parë, 11 persona kishin pasur kontakte me virusin, pa treguar simptoma. Kjo do të thotë se ata kishin zhvilluar antitrupa. Nga këto 38 raste pozitive, tre janë lojtarë të ekipit të parë. Subjektet në fjalë do t’i nënshtrohen regjimit të karantinës dhe, çdo ditë, ne do të ndjekim evolucionin e sëmundjes”.

Një muaj e gjysmë më parë, pozitiv doli trajneri Jorge Jesus, i cili më pas rezultoi se e kishte mposhtur virusin. Testi i dytë dhe i tretë e nxori të pastër.

Nuk dihet, sidoqoftë, nëse trajneri portugez është ndër 38 konstatimet pozitive, të komunikuara nga Flamengo së fundi. /Telesport/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme