Alarm te Brazili, ja çfarë i ndodhi Neymarit në duel me Behramin

10:49 | 19 Qershor 2018
Arbresh.info

Neymar ndjente dhimbje pikërisht te pjesa ku i ishte nënshtruar operacionit dhe fillimisht dyshoi se mos kishte përsëritje të dëmtimit të vjetër.

Shkelmat e marra nga futbollistë e Zvicrës duket se kanë bërë punën e tyre, pasi braziliani Neymar ka hyrë thuajse i përlotur në dhomat e zhveshjeve nga dhimbjet, duke alarmuar stafin teknik të skuadrës që sheh se si lojtari rrezikon një dëmtim të ri.

Meqë ndjente dhimbje në këmbën e operuar, ai telefonoi menjëherë mjekun Rodrigo Lasmar, personin i cili e operoi në muajin shkurt dhe që ishte i pranishëm në stadium si pjesë e delegacionit të Federatës.

Neymar ndjente dhimbje pikërisht te pjesa ku i ishte nënshtruar operacionit dhe fillimisht dyshoi se mos kishte përsëritje të dëmtimit të vjetër, përcjell “Albeu”.

Në dhomat e zhveshjeve të stadiumit, doktori e kontrolloi me qetësi dhe u kuptua që thjesht kishte marrë një goditje, asgjë më shumë.

Gjithsesi, Neymar doli nga stadiumi me këmbën e fashuar, për të mos rrezikuar, edhe pse i lehtësuar që këtë radhë kishte shpëtuar mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme