Google ADS

Alarm për Sylvinhon/ Shpendi në formë jetësore tek Cesena në Serie B

16:47 | 3 Nëntor 2024
D.H

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë U-21, Cristian Shpendi po vazhdon formën fantastike këtë sezon tek Cesena në Serie B.

Sulmuesi kuqezi ka realizuar golin e vetëm deri më tani në ndeshjen që skuadra e tij po e luan ndaj Sudtirolit, shkruan Arbresh.info.

Shpendi realizoi në minutën e 52-të, teksa ky ishte goli i tij i shtatë këtë sezon.

Ai prinë në listën e golashënuesve në Serie B dhe padyshim ky është një lajm shumë i mirë për Sylvinhon para dy ndeshjeve vendimtare të nëntorit.

21-vjeçari luan për të rinjtë e Shqipërisë, por me formën e tij që po kalon tek Cesena, mund të ftohen shumë lehtë tek kombëtarja A, duke marr parasysh edhe problemet që po kanë kuqezinjtë në repartin e sulmit./Arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme