Barcelona thuhet se rrezikon të goditet me një gjobë ndërkohë që talenti i ri Chumi mund të dënohet rëndë si pasojë e pjesëmarrjes së tij në një ndeshje në Kupë të Mbretit.
Kështu thuhet për shkak të faktit që edhe pse Barcelona besonte që suspendimi i 19-vjeçarit ishte valid vetëm për ndeshjet në ligë, në fakt i tillë ishte edhe për ndeshjen e tyre në kupë kundër Levantes në ndeshjen e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Ai ishte i pranishëm në këtë ndeshje për gjigantin katalunas dhe tani Mundo Deportivo raporton se Levante ka paraqitur një ankesë të re kundër rivalit të tyre pasi fillimisht i është thënë se ata kanë shtruar ankesën e parë me vonesë.
Me këtë në mendje, në rast se ata rezultojnë të suksesshëm në këtë raund, raporti shton se Barcelona mund të detyrohet të paguajë një gjobë nga 3000 euro në 30 mijë euro, përfshirë pasoja edhe më të ashpra që mund të shtohen.
Sa i përket Chumit, talenti i ri mund të suspendohet nga dy deri në pesë vite.
Mbetet të shihet nëse Barcelona do të jetë e suksesshme me argumentet e tyre dhe t’i shmanget ndëshkimeve të lartpërmendura./arbresh.info/
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë