Google ADS

ALARM: I vetmi klub futbolli që bëri krenarë mitrovicasit nëpër histori, rrezikon largimin edhe nga Liga e Parë

19:10 | 24 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

KF Liria – KF Trepça 3:0 është rezultati i ndeshjes sotme në kuadër të Ligës së Parë në Futbollin e Kosovës, njofton Ditori.

Ky rezultat klubin historik xehetar e dërgon në pozitën e parafundit ku tashmë rrezikon seriozisht largimin edhe nga kjo Ligë.

KF Trepça që bëri historinë në Ish-jugosllavi, arriti të bëhej kampion në Kosovën e pasluftës tek në vitin 2010 në praninë e mbi 20 mijë shikuesve në stadiumin “Adem Jashari”.

Tani që shumë vite ky klub garon në Ligën e Parë duke mos arritur të rikthehet në Superligë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme