Futbollisti i Crotones, Arlind Ajeti, me paraqitjen që bëri ndaj zikaltërve, dha vërtet sinjale pozitive për trajnerin e skuadrës së tij, por edhe për Panuçin në lidhje me zgjedhjet që duhet të bëjë në qendër të mbrojtjes për dy ndeshjet kundër Italisë dhe Spanjës.
“Panorama Sport” ka mësuar se lojtari nuk ka asnjë dëmtim të rëndë dhe se shqetësimi muskulor që e detyroi të dilte nga fusha e lojës rreth minutës së 60-të, nuk ka pasoja për mbrojtësin kuqezi.
Mësohet se Ajeti do të jetë i gatshëm për skuadrën e tij që në fundjavë dhe, për pasojë, një alternativë kryesore për trajnerin Panuçi në qendër të mbrojtjes. Së fundmi, edhe Gjimshiti është duke kryer terapi për t’u rikuperuar nga një dëmtim në gju.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...