Alaba pranë kalimit te Real Madrid

14:34 | 11 Dhjetor 2020
Arbresh.info

David Alaba është pranë kalimit në Real Madrid. Mbrojtësi i Bayern Munchenit s’po e gjen gjuhën e përbashkët me skuadrën bavareze dhe është duke shikuar mundësinë e largimit në janar.

Afati i dhënë nga David Alaba për ekipin bavarez për të arritur një marrëveshje përfundoi më 1 dhjetor. Alaba nuk ka ndryshuar mendim dhe vazhdon të mendojë se koha e tij në Bayern ka mbaruar.

Gjatë kësaj jave raportohet se ka pasur zhvillime konkrete me Realin dhe se në ditët e para të janarit pritet zyrtarizimi i kalimit të Alabas në Madrid.

Së fundi edhe PSG-ja ka hyrë në garë për shërbimet e tij, por se lojtari preferon më shumë kalimin në La Liga./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme