Presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, beson se David Alaba do të qëndrojë në Allianz Arena, por është i vetëdijshëm se klube si Juventusi e dëshirojnë mbrojtësin austriak.
Albas, i cili nga pozita e tij e mbrojtësit të majtë është transformuar në qendërmbrojtës sezonin e fundit, i mbaron kontrata me bavarezët në fund të këtij sezoni.
Austriaku ka luajtur nëntë sezone Bayern Munich por kontrata e tij skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
28-vjecari është i lirë që nga muaji janar që të diskutojë me klube të tjera. Përveç Juventusit, edhe klubet si Chelsea, Manchester City dhe Real Madrid kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.
“Çdo skuadër me të drejtë mendon të përforcohet”, u deklarua Rummenigge.
“Është normale, në këtë situatë, që klubet më të mira mendojnë për Alaban.”
“Tani, i takon atij të marrë një vendim dhe ndoshta ai do të ndryshojë ekip. Apo ndoshta, ai do të ndryshojë mendje dhe do të qëndrojë në Bayern. Do ta shohim.”
Alaba, ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve, nëntë tituj të Bundesligës dhe gjashtë DFB-Pokal me Bavarezët, gjithashtu edhe Kupën Botërore të Klubeve FIFA në 2014./Gazeta Express/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend