Sot në Manila (Filipine) është mbajtur Kongresi i FIBA-s, me ç’rast janë zgjedhur edhe Presidenti dhe
Bordi i ri Qendror i FIBA-s për mandatin 2023-2027, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës.
President i FIBA-s është zgjedhur Sheikh Saud Ali Al-Thani nga Katari, kurse anëtarë të Bordit Qendror janë zgjedhur:
Evropa: Carmen Tocala (ROU), Matej Erjavec (SLO), Asterios Zois (GRE), Tor Christian Bakken (NOR).
Oqeania: Jubilee Kuartei (PLW), Burton Ross Shipley (NZL).
Azia: Yuko Mitsuya (JPN), Yao Ming (CHN).
Amerika: Carol Callan (USA), Yamil Alejandro Bukele Perez (ESA), Usie Richards (ISV).
Afrika: Jean-Michel Ramaroson (MAD), Pascale Mugwaneza (RWA).
Presidentët e zgjedhur nga 5 kontinentet për mandatin 2023-2027 automakisht emërohen anëtarë të Bordit Qendror të FIBA-s, përfshirë këtu edhe Presidentin e ri të FIBA Evropës, Jorge Garbajosa.
Duhet theksuar se Federatën e Basketbollit të Kosovës në Kongresin e FIBA-s në Manila është duke e përfaqësuar Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku, e cila krahas Kongresit, do të jetë e pranishme edhe në Punëtoritë që do të organizohen ditën e enjte.
Dushku do të jetë e pranishme në hapjen solemne të FIBA Kampionatit Botëror që do të organizohet në Manila në mes dy ndeshjeve hapëse të Botërorit, Angola – Italia dhe Republika Domenikane – Filipine.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...