Al-Nassr thuhet se pret që Cristiano Ronaldo t’i japë fund futbollit te klubi i tyre dhe shpreson se ai mund të qëndrojë pas përfundimit të kontratës së tij aktuale.
Ronaldo nënshkroi për Al-Nassr në dhjetor me një kontratë që zgjat deri në vitin 2025, kohë në të cilën ai tashmë do të ketë festuar ditëlindjen e tij të 40-të.
Sipas ESPN, Al-Nassr është “i bindur” se skuadra e Pro Ligës Saudite do të jetë klubi i fundit i superyllit portugez përpara se ai të ‘varë këpucët’ dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë që Ronaldo të nënshkruajë një rinovim nëse dëshiron të vazhdojë të luajë.
Sulmuesi bëri debutimin e tij të shumëpritur për klubin e tij të ri në një fitore 1-0 ndaj Al-Ettifaq të dielën. Nuk kishte asnjë gol për ish-lojtarin e Manchester United, por ai tërhoqi vëmendjen me një pjesë të aftësive ndaj mbrojtësve kundërshtar.
Kalimi i Ronaldos në Arabinë Saudite me një kontratë të madhe befasoi të gjithë, por atij mund t’i bashkohen yje të tjerë të futbollit.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës Saudite të Futbollit, Ibrahim Alkassim, ka pranuar se do të dëshironte ta shihte Lionel Messin të ndiqte hapat e Ronaldos, ndërsa Sergio Ramos gjithashtu është lidhur me një kalim te Al-Nassr.
Sulmuesi portugez dhe Al-Nassr do të kthehen në aksion të enjten në Superkupën e Arabisë Saudite kundër Al-Ittihad./telegraf
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...