Nasser Al-Khelaifi është një nga zërat më të fortë kundër Superligës Europiane, projekt që vazhdon të mbështetet fuqimisht nga Real Madrid dhe Barcelona.
Në një deklaratë për iberiken Marca, presidenti i PSG-së dhe ECA-s (Shoqata e Klubeve Europiane) zbuloi se çfarë i kërkon Joan Laportës, kreut të klubit katalanas.
“Për mua Superliga nuk ekziston! E pyeta edhe Laportën se kur kanë ndërmend të heqin dorë nga kjo ide idiote?!
Champions League është kompeticioni për klube më i bukur në botë. Dhe Barça po garon në Champions. U ndeshëm me ta në çerekfinale.
Uroj të tërhiqen shpejt nga projekti i Superligës, sepse nuk ka fare sens. Ata e kanë derën e hapur për t’u rikthyer“, theksoi Al-Khelaifi.
PSG eliminoi Barçën në çerekfinalet e Championsit me rezultatin e përgjithshëm 6-4. Skuadra e Luis Enriques do të sfidojë gjermanët e Dortmundit në gjysmëfinale.
Kampionët e Francës nuk e kanë fituar kurrë trofeun më të rëndësishëm për klube, teksa shpresojnë që ky të jetë viti i duhur për të festuar poshtë kullës Eifel./ss
Qëllohet me thikë futbollisti i Flamurtarit
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve në rastin...
Kos flet për Shqipërinë drejt BE-së: Nëse ecet me këtë ritëm...
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cit...
KFOR-i e EULEX-i me bashkëpunim për të rritur sigurinë
Mark Carney u betua si kryeministër i ri i Kanadasë