Google ADS

Al Khelaifi nuk jep siguri për qëndrimin Neymarit te PSG

07:57 | 22 Qershor 2022
K.B

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al Khelaifi, ka dhënë një intervistë të gjatë për Marca duke diskutuar për disa tema që  janë duke u përfolur rreth klubit të tij.

Padyshim që një prej çështjeve kryesore që lidhen me klubin francez është e ardhmja e sulmuesit brazilian, Neymar.

Derisa PSG ‘blindoi’ Kylian Mbappen me kontratën e re, ekzistojnë paqartësi lidhur me 30-vjeçarin, i cili lidhet me klube të ndryshme, së fundmi me Juventusin.

A është Neymari pjesë e projektit të ri? – ishte pyetja e Marca drejtuar presidnetit të kampionit të Ligue 1.

“Nuk mund të flasim për këto çështje në media, disa do të vijnë dhe disa do të largohen, mirëpo këto janë biseda private”, është përgjigjur Al Khelaifi.

Deklarata e tij pritet t’i nxitë akoma më shumë spekulimet në lidhje me largimin eventual të brazilianit nga Parc des Princes. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme