Al-Khelaifi nuk e konfirmon largimin e Mbappes nga PSG

09:50 | 6 Mars 2024
KRG

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi nuk e konfirmon ende një largim të sulmuesit Kylian Mbappe gjatë verës.

Emri i Mbappes është më i përfoluri i këtij viti në futboll, pasi francezi ka vetëm edhe disa muaj kohë deri në skadimin e kontratës me PSG-në.

Sulmuesi francez nuk ka rinovuar ende kontratën dhe shumë burime të mediave thonë se Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit në verë dhe tashmë ka marrëveshje verbale.

Megjithatë, i pari i PSG-së, Al-Khelaifi nuk e ka konfirmuar largimin e Mbappes, kur u pyet pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Real Sociedadit në Ligën e Kampionëve.

“Nuk mund ta konfirmoj largimin e Kylian Mbappe, është gjithmonë klubi që komunikon gjërat tona”.

“Ai është nën kontratë këtu, por ne po ndërtojmë diçka për të ardhmen”, ka thënë Al-Khelaifi.

Konfirmimi i largimit të Mbappes nga ‘Parc des Princes’ duket çështje ditësh dhe do të jetë vetë lojtari i cili fillimisht do ta konfirmoj atë. /Telegrafi/

Të ngjashme