Kylian Mbappé dhe Nasser Al Khelaïfi zyrtariuan “divorcin” përfundimtar të dielën, para ndeshjes kundër Toulouse, e fundit e sulmuesit në Paris. Sipas “Le Parisien” mes të dyve ka ndodhur një debat i ashpër që “tronditi edhe muret”, shoqëruar me britma.
Presidenti i Paris Saint Germain e qortoi kapitenin e skuadrës franceze që nuk e kishte përmendur në videon e lamtumirës të premten e kaluar, pikërisht kur konfirmoi largimin nga skuadra pariziene në fund të sezonit.
Në fakt, gjithmonë sipas gazetës pariziene, takimi mes dy palëve, i detyruar të mbahej të dielën, bëri që PSG të dilte me vonesë për nxehjen para ndeshjes kundër Toulouse, që përfundoi në disfatë 1-3 për skuadrën e Luis Enrique-s.
Al Khelaifi, egoja e të cilit është e pakontrollueshme, ishte shumë i mërzitur me Mbappénë, me të cilin nënshkroi kontratën më të rëndësishme në historinë e sportit në vitin 2022.
Marrëdhënia mes të dyve në Paris po përfundon në mënyrën më të keqe të mundshme./ss
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...