Google ADS

Al-Khelaifi: Mbappe duhet të qëndrojë sepse kemi një marrëveshje dhe nuk bëhet fjalë për para!

09:48 | 10 Janar 2024
KRG

Sheiku i Paris Saint-Germain, Nassr al-Kelafi, ka folur për situatën e klubit dhe yllin Kylian Mbappe.

Në një prononcim për mediat franceze, Al-Kelaifi nuk ka dyshime, ai dëshiron që Mbappe të qëndrojë tek PSG-ja, transmeton Arbresh.info.

Kreu u klubit francez ka theksuar se PSG-ja dhe 25-vjeçari kanë një marrëveshje, ndërsa poashtu thekoi se kur thotë për këtë nuk e ka fjalën për paratë, por për bashkëpunimin mes tyre.

“Sigurisht që dua që Kylian të qëndrojë, kjo është e sigurt. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe klubi më i mirë për Kylian është PSG. Ai është qendra e gjithçkaje. Kylian është një njeri i madh, një lojtar i madh, por edhe një person i madh. Siç ka thënë edhe ai vetë, Mbappe ka një marrëveshje me mua. Nuk dua të flas për para dhe të them se sa vlen marrëveshja. Ne kemi një ‘marrëveshje zotërinjsh’, marrëveshja jonë nuk është çështje parash. Është mes një lojtari dhe presidenti të klubit, drejtorit sportiv dhe trajnerit, është më shumë se një marrëveshje e nënshkruar” – ka thënë kreu i Paris Saint-Germain.

Sipas shumë mediave botërore, Kylian Mbappe është i lidhur me një marrëveshje për t’u transferuar drejt Real Madridit në fund të verës, një ëndërr e madhe për shumë tifozë madrilenë të cilët janë duke pritur me padurim një gjë të tillë. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme