Al Ittihad po përgatitet ta thyejë rekordin botëror për transferimin e Salah

18:18 | 1 Shtator 2023
KRG

Al Ittihad po përgatitet që të thyejë rekordin botëror të transferimeve për Mohamed Salah pasi panë një ofertë prej 170 milionë eurosh të refuzuar nga Liverpool, raporton 90min.

Egjiptiani është objektivi kryesor i ligës saudite dhe Fondi i Investimeve Publike është i vendosur për të joshur lojtarin në Lindjen e Mesme përpara se afati kalimtar të mbyllet më 20 shtator.

Liverpool ka theksuar në mënyrë të përsëritur se Salah nuk është në shitje këtë verë, me trajnerin Jurgen Klopp duke përdorur konferencën për shtyp të së premtes për të insistuar se çdo ofertë do të refuzohej.

Burimet kanë konfirmuar për 90min se Liverpool i ka qëndruar fjalës së tyre dhe ka refuzuar një ofertë të madhe nga Al Ittihad e cila ishte me vlerë 170 milionë euro duke përfshirë të gjitha bonuset, duke e bërë të qartë në proces se ai nuk është në shitje këtë verë.

Por, Fondi i Investimeve të Arabisë nuk e ka pranuar disfatën dhe burimet të 90 min kanë konfirmuar se Al Ittihad janë të përgatitur të rrisin ofertën e tyre, duke thyer rekordin botëror të transferimeve – transferimi i Neymar prej 222 milionë euro (në atë kohë) në Paris Saint-Germain në 2017 – nëse është nevoja në mënyrë që të bindë Liverpoolin të shesë.

90min ka shtuar më tej se Salah është i interesuar të bëjë lëvizjen te Al Ittihad, të cilët tashmë kanë nënshkruar me N’Golo Kante, Karim Benzema dhe ish-bashkëlojtarin e Liverpool, Fabinho këtë verë, dhe besojnë se një marrëveshje mund të arrihet.

Një marrëveshje kuptohet se është arritur në parim për kushtet personale, me Salah që do të bëhet futbollisti me të ardhurat më të larta në planet nëse i bashkohet Al Ittihad. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme