Al Ittihad i pasionuar pas lojtarit të Atleticos, por duhet të zgjedhë një problem

11:58 | 16 Janar 2024
D.H

Al-Ittihad, klub që dëshiron të blejë Ángel Correan në këtë merkato dimërore, duhet të zgjidhë një problem përpara se të ndjekë lojtarin e Atléticos së Madrid, i cili këtë herë po shqyrton seriozisht mundësinë e largimit nga klubi bardhekuq.

Arsyet pse lojtari dëshiron largimin janë dy: ajo ekonomike, sepse oferta financiare është e mirë, dhe sportive, pasi e ka të qartë se te “Los Colchoneros” nuk do të ketë protagonizmin që kërkon.

Skuadra e drejtuar nga Marcelo Gallardo ka tashmë tetë të huaj në radhët e saj.

Federata e Futbollit të Arabisë Saudite (SAFF) dhe Liga Saudite nuk lejojnë më shumë se tetë të huaj në ekip.

Mirëpo sezonin e ardhshëm ky rregull do të ndryshojë, duke e çuar në 10 numrin e lojtarëve që nuk janë nga Arabia Saudite në një skuadër. Tani për tani, ky është problem për Al-Ittihad./ss

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme