Shtypi francez thekson këtë të premte se Paris Saint-Germain beson se Reali i Madridit qëndron pas lajmeve që shpërthyen si bombë të enjten dhe që raportonin për pakënaqësinë e trajnerit Luís Enrique në Paris për shkak të luftës së brendshme në klub.
Gjithçka lidhej me çështje “Mbappe”, përplasjet mes sulmuesit dhe drejtuesve, deri në atë pikë sa spanjolli po mendonte të largohej.
Burimi i formacionit për Marca-n dhe Cadena Cope, thuhet se është pikërisht Reali I Madridit, që ka për qëllim të shkaktojë më shumë destabilitet te PSG.
Klubi francez i ka konsideruar tashmë krejtësisht të pabazuara lajmet e përhapura dhe jo vetëm ato që i referohen Luis Enrique-s, por edhe ato që kanë vënë në dukje se edhe portugez Luís Campos ështe drejt largimit.
Lufta mes PSG-së dhe Mbappésë vazhdon dhe klubi francez do të përpiqet të ushtrojë edhe më shumë presion ndaj sulmuesit për të rinovuar apo pranuar një transferim këtë verë.
Tratativat për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen për Dembelénë dhe Gonçalo Ramos janë mesazh i qartë se vazhdimësia e Mbappesë në Paris në rrethanat aktuale, është e pamundur./ss
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...