Aktori shqiptar: Gjithmonë kam qenë tifoz i Serbisë, por më mirë që fitoi Sllovenia

00:36 | 18 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Aktori dhe pedagogu shqiptar, Kastriot Çaushi, i cili është pjesëmarrës i rregullt në studiot e televizionit SuperSport Albania, ka komentuar sot triumfin historik të Sllovenisë ndaj Serbisë në EuroBasket 2017.

Çaushi, i ftuar në emisionin “Zona Gol” të televizionit shqiptar, shprehu pëlqimin e tij për kombëtaren serbe të basketbollit. Tha se gjithmonë ka qenë tifoz i kësaj kombëtareje të basketbollit, por Çaushi deklaroi se i erdhi mirë që në këtë finale triumfoi Sllovenia.

“Kësaj radhe më erdhi mirë që fitoj Sllovenia. Me serbët kam qenë gjithmonë tifoz i basketbollit”, ka thënë Çaushi, derisa është “korrigjuar” nga i ftuari tjetër në studio, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare Nevil Dede: “E ke fjalën për kombëtaren e ish-Jugosllavisë!”.

Kastriot Çaushi është pjesë e rregullt e emisioneve analizuese të kanalit sportiv SuperSport Albania.

Kombëtarja serbe e basketbollit u mposhtë në finale të EuroBasketit nga Sllovenia me rezultat 93-85./Insajderi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme