Sipas mediave rumune, xhandarmëria e këtij shteti i ka identifikuar mbi 458 huliganë ndaj të cilëve janë paralajmëruar masa ligjore pas veprimeve të tyre në ndeshjen Rumani-Kosovë të vlefshme për Euro 2024.
“Deri tash janë identifikuar 458 persona që kanë qenë pjesë e grupit të mbështetësve që kanë kryer veprime antisociale për të cilën arsye edhe është ndërprerë ndeshja mes kombëtares së Rumanisë dhe asaj të Kosovës”, thuhet në njoftimin e xhandarmërisë.
“Ndaj përgjegjësve do të merren masa ligjore pas shkeljeve të ligjit në fuqi”.
Një grup tifozësh rumunë mbrëmë shpalosën banerin “Kosova është Serbi” dhe vazhduan me brohoritje pro-serbe./kk
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...