Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero raportohet se ka thyer një brinjë pas përplasjes së veturës ku gjendej, gjë e cila i pamundëson pjesëmarrjen në ndeshjen ndaj Napolit në Ligë të Kampionëve.
Bazuar në gazetën argjentinase ‘Clarin’, aksidenti ndodhi në Holandë, ku Aguero ishte prezent në një koncert nga këngëtari kolumbian Maluma, transmeton portali arbresh.info.
Ai ishte në një taksi rrugës për aeroport kur vetura në të cilën gjendej u përplas.
Aguero thuhet se ishte duke bartur rripin e sigurisë por është hospitalizuar pasi ka thyer një brinjë.
Sipas disa raporteve tjera nga mediat në Argjentinë, sulmuesi pritet të jetë jashtë fushës për dy muaj./arbresh.info/
https://twitter.com/r0eland/status/913589915941834752
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë