Mërgim Vojvoda aksidentohet në Torino. Mbrojtësi dardan i Torinos është përfshirë në një aksident rrugor, ku Mercedesi i tij është përplasur me një makinë Jeep në rrugën Galileo Ferraris, në kryeqendrën piemonteze.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi të hetojë për shkaqet e aksidentit, teksa media italiane raporton se makina Mercedes e Vojvodës ka pësuar dëmtime të shumta.
Gjithsesi vetë mbrojtësi i Kosovës ia ka hedhur paq, pasi është mbrojtur nga air bag-ët dhe ka dalë nga makina pa asnjë plagë, duke udhëtuar menjëherë drejt qendrës stërvitore të Torinos, ku ka kryer edhe seancën e trajnimit nën urdhrat e Juriç.
Asnjë problem për fat të mirë për mbrojtësin Mërgim Vojvoda, që do të jetë në dispozicion të Torinos edhe në sfidën e fundjavës përballë Atalantës së Berat Gjimshitit./ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...