Akor Adams: “Të gjithë tifozët e futbollit e dinë se Milani është një klub madhështor”

19:38 | 20 Dhjetor 2023
D.H

Afrimi i një mbrojtësi është jetik, por Milani po tenton edhe një sulmues në merkaton e janarit. Akor Adams është një nga emrat që pëlqehen nga drejtuesit e kuqezinjve, pa harruar Guirassy e Stuttgartit dhe David të Lillet.

Adams u transferua gjatë verës për 4.5 mln euro nga norvegjezët e Lillestromit te Montpellier.

Përveç Milanit e do edhe Ëest Hami në Premier League. Adams ka folur rreth zërave të merkatos në një prononcim për Milanneës.it, aty ku ndër të tjera tha:

“Jemi në mes të sezonit dhe mendoj vetëm për Montpellier, por di të them që Premier League është ëndrra e çdo fëmije”, tha ai.

Tutje foli edhe për mundësitë e transferimit tek Milani dhe bashkimit me Chuckwuezen.

“Është ende herët për të folur, por Chuk është një futbollist shumë i mirë dhe të gjithë e dinë se Milani është një nga klubet më të mira në botë”, shtoi ai.

Ai foli edhe për Milanin që e quajti klub madhështor.

“Tani për tani nuk mund të them asgjë, por të gjithë tifozët e futbollit e dinë se Milani është një klub madhështor. Jam i vetëdijshëm për këtë, por deri më sot nuk kam qenë kurrë në Itali”, deklaroi sulmuesi afrikan.

23-vjeçari nigerian në Ligue 1 ka qenë shumë i mirë, teksa ka shënuar 7 gola në 16 takime./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme