Akili ‘i artë’ në Abidjan

22:40 | 26 Korrik 2017
Arbresh.info

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, ka fituar Medaljen e Artë në ‘Lojërat Frankfone 2017’ që po zhvillohen në Abidjan të Bregut të Fildishtë.

Në përballjen e tij finale, xhudisti ynë triumfoi ndaj një kundërshtari nga Maroku, ndërsa njoftimin e ka bërë trajneri Driton Kuka.

“Edhe Akili i artë! Fitore e shkëlqyeshme e Akilit në finale kundër marokenit Ahmed!”.

“Dy të arta, hajde shtetet Frankofone që s’na keni njohur shtetin tonë pak respekt për Kosovën! Lojërat Frankfone 2017 Abigjan!”, ka shkruar Kuka në postimin e tij në Facebook.

Medaljen e Artë e ka fituar edhe Distria Krasniqi të martën mbrëma.

screenshot_1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme