Është mbyllur seanca dëgjimore ndaj xhudistit Akil Gjakova, i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Suela Mumunovic.
Zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti, ka bërë të ditur për Telegrafin se seanca dëgjimore është mbyllur dhe se sot nuk do të ketë vendim për Gjakovën.
“Sot nuk pritet të ketë vendim. Gjakovës do t’i zgjatet ndalimi, brenda afateve ligjore, pra do të vazhdohet ndalimi edhe për 48 orë, derisa gjyqtari i rastit të marrë vendimin”, ka thënë Tringa Zhuti.
Prokuroria në Pejë ka kërkuar një muaj paraburgim për xhudistin kosovar, Akil Gjakova i dyshuar për veprën penale të dhunës në familje.
Akil Gjakova ishte shpallur në kërkim më 16.04.2024 nga Policia e Kosovës duke kërkuar edhe ndihmën e Qytetarëve për të dhënë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e të njëjtit. I njëjti është arrestuar në pikën kufitare në Vermicë.
Ai dyshohet se gjatë vitit 2023 në bazë të deklaratës së bashkëshortes së tij me të cilën është në proces divorci, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj ndërsa e njëjta kishte raportuar edhe dhunë psikologjike për muajt e fundit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...