Xhudistët tanë sigurojnë medaljen e parë në Grand Slamin e Parisit.
Akil Gjakova ka arritur në finalen e kësaj gare prestigjioze që po zhvillohet në kryeqytetin francez, Paris.
Gjakova mposhti në gjysmëfinale Tsend Ochir të Mongolisë, në kategorinë -73 kg.
Gjakova triumfoi falë tri vërejtjeve që mori kundërshtari, dhe me këtë triumf u kualifikua në finale, ku do të garojë me Lasha Shavdatuashvilli.
Akili për të arritur deri në finale, iu deshtë të fitojë katër luftëra.
Për medalje, por të bronztën, do të luftojë edhe Distria Krasniqi në kategorinë -52 kg. Ajo deri këtu erdhi përmes repesazhit.
Krasniqi për medaljen e bronztë do të ketë punë me Natsumi Tsunodan.
Ndërkohë, e pa fat u tregua Nora Gjakova që u ndalë në rrethin e dytë. Gjakova pësoi humbje kundër Jisu Kim. /kok/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin