Google ADS

Akil Gjakova kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian

15:03 | 4 Nëntor 2023
K.B

Akil Gjakova ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Gjakova mposhti xhudistin nga bullgaria, Mark Hristov.

Evropiani është duke u zhvilluar në Montpellier të Francës.

Gjakova, i cili po garon në kategorinë deri në 73 kilogram raundin e parë e kaloi pa luftë, derisa në luftën e dytë mposhti xhudistin serb, Bagajev Bajsangur.

Sot po garojnë edhe Laura Fazliu dhe Loriana Kukua, por kjo e fundit është eliminuar në raundin e tretë.

Kujtojmë që dje në këtë kompeticion me medalje u stolisën, Distria Krasniqi, e cila zuri vendin e dytë dhe Nora Gjakova që u rendit e treta. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme