Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të Grand Slamit “Abu Dhabi 2019”, pasi në rundin e dytë e mposhti garuesin indian Nilesh Balhara.
Akil Gjakova e ka nisur me këmbë të mbarë Grand Slamin “Abu Dhabi 2019”, i cili po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan Gazeta Express.
Xhudisti pejan e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e eliminoi garuesin indian, Nilesh Balhara.
Në rrethin e tretë, Akili do të ketë punë me xhudistin belg, Dirk Van Tichelt.
Gjakova do të mundohet të fitojë medalje, njëjtë siç bëri dje Majlinda Kelmendi, e cila e rrëmbeu medaljen e artë në “Abu Dhabi 2019”.
Kurse, motra e Akilit, Nora Gjakova u eliminua herët.
Nesër do të garojë edhe garuesja e katërt e Kosovës, Loriana Kuka.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...