Akil Gjakova fiton me “Ippon” ndaj Michail Tsoutlasvili

13:11 | 30 Qershor 2022
K.B

Xhudistët nga Kosova kanë vazhduar edhe sot me fitore.

Akil Gjakova ka fituar me “Ippon” ndaj Michail Tsoutlasvili në çerekfinalet e Lojërave Mesdhetare në xhudo.

Pejani nuk vonoi shumë duke e hedhur me shpinë grekun i cili nuk arriti t’i përballojë forcës së kosovarit.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhë rrugëtimi i tij më tutje.

Akil Gjakova garon në kategorinë nën 73 kilogramë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme