Xhudisti ynë vazhdoi formën e mirë të shfaqur këtë vit, duke u shpallur kampion i evropianit, që po mbahet në Gyor të Hungarisë.
Gjakova në finalen e kategorisë deri në 73 kilogramë, mposhti me Ippon Rufat Mamadov të Azerbajxhanit.
Paraprakisht, Akili kishte shënuar edhe katër fitore tjera, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë.
Në raundin e dytë mundi serbin, Filip Jovanoviq, të të tretin mposhti holandezin, Roy Schipper, kurse në çerekfinale italianin, Gabriele Sulli. Fitore maestrale me Ippon shënoi në gjysmëfinale ndaj Marcel Cercea të Rumanisë.
Sot garoi edhe Laura Fazliu, e cila shënoi një fitore dhe dy humbje në kategorinë -63 kg.
Njërën humbje e pësoi në repeshazh. Një fitore dhe një humbje i pati dje edhe Flaka Loxha në kategorinë -57 kg.
Nesër garojnë, Loriana Kuka (-78 kg), Andi Artani (-90 kg) dhe Shpati Zekaj (-100 kg)./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...