Xhudisti Akil Gjakova tanimë është dorëzuar tek policia e Kosovës, ku edhe është dërguar në mbajtje.
Gjakova dyshohet sek a kryer veprën penale “Dhunë në Familje”, ndërsa policia e Kosovës kishte kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e lokacionit të 28-vjeçarit.
Lajmin e dërgimit të Akilit në mbajte për 48 orë, e ka konfirmuar për Arbresh.info Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
Nikçi tha se Gjakova u ndalua mbrëmë në kufi dhe më pas është marrë nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Pejë, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Reagim të çuditshëm për këtë rast, ka bërë edhe Federata e Xhudos së Kosovës, të cilët kanë thënë se besojnë në pafajësinë e Akilit.
“REAGIM ZYRTAR
Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë.
Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona.
Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë.
Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në reagim./Arbresh.info/
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...