Manuel Akanji pritet të jetë transferimi i parë i Manchester United për edicionin e ri.
Mbrojtësi zviceran është duke kaluar muajt e fundit te Borussia Dortmund, pasi largimi në verë duket mëse i sigurt.
Akanji ka kontratë me gjigantin gjerman deri në verën e vitit 2023 dhe vazhdimi i kontratës duket shumë i vështirë, duke marrë parasysh ofertat e tjera që ka në tavolinë.
Gazeta prestigjioze gjermane Sport Bild ka raportuar se reprezentuesi zviceran ka pranuar transferimin te Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.
Djajtë e Kuq i kanë ofruar super pagë zviceranit dhe kjo ka qenë arsyeja që Akanji ka pranuar transferimin në Old Traford.
Gjiganti anglez i ka bërë ofertë zviceranit me një kontratë katër vjeçare nga e cila do të fitoj 15 milionë euro në sezon, shumë që është dyfishë më e lartë se sa fiton aktualisht te Dortmund.
26-vjeçari tanimë ka vendosur t’i bashkohet Djajve të Kuq, teksa vetëm pritet që dy skuadrat të gjejnë gjuhë të përbashkët për transferimin e tij në Old traford.
Gjithnjë sipas Bild, transferimi i qendërmbrojtësit pritet t’i kushtojë Manchester Unitedit rreth 30 milionë euro në verë. /Telegrafi/
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person
Gramosi nga Prishtina, personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u ...
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...