Skuadra e Baselit para shikuesve të vet triumfoi me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj Lausannes. Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, në minutën e 90+1 ia siguroi fitoren kampionit në fuqi, Baselit.
Bua shënoi në minutën e 11-të e Ajeti (90+1′) për Baselin dhe Margiotta (63′) për mysafirët. Ajeti u paraqit standard për Baselin sikurse edhe Benjamin Kololli për Lausannen. Baseli është në vend të dytë me 55 pikë apo ka 13 me pak se Young Bopys, kurse Lausanne është e fundit (i 10-ti) me 31 pikë pas 29 jave. Luzern si vendas mundet me 1:0 nga Sioni. Cunha shënoi në minutën e 51-të për fitoren e Sionit.
Shkëlqim Demhasaj e Idriz Voca luajtën titullarë për Luzernin dhe Ermir Lenjani për Sionin. Lenjani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 79-të.
Sioni është në vend të nëntë me 31 pikë, nëntë me pak se Luzerni në pozitën e katërt. Toni Domgjoni luajti standard dhe Izer Aliu nga minuta e 86-të për Zurich-un në humbjen 1:0 nga Young Boys në Bernë.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit