Ajeti shënon dhe i ndihmon Baselit ta fitojë Kupën e Zvicrës

16:45 | 19 Maj 2019
Arbresh.info

Baseli e ka fituar Kupën e Zvicrës, duke e mposhtur në finale Thunin me rezultat 2-1. Albian Ajeti ishte tejet vendimtar në këtë triumf të skuadrës zvicerane duke shënuar golin e parë.

Sulmuesi shqiptar shënoi gol në minutën e 23-të, duke bërë që Baseli të shkonte në pushimin e pjesës së parë me epërsi.

Pjesa e dytë ishte sërish e dominuar nga skuadra e Ajetit, pasi arritën ta realizonin edhe golin e dytë me anë të Fabian Frei (77’).

Thun arriti t’i bënte presion Baselit në minutat e fundit të ndeshjes, duke e barazuar rezultatin në 1-1 me golin e shënuar nga Dejan Sorgiv (81’).

Por, ky gol nuk e ndaloi Baselin që ta fitonte Kupën e Zvicrës, e që Albian Ajeti kishte një paraqitje tejet të mirë duke luajtur për 90 minuta./Telegrafi

https://youtu.be/42H9FpL9-3A

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme