Ajaxi tronditë edhe Londrën, shënon golin e epërsisë

21:24 | 30 Prill 2019
Arbresh Info

Ajaxi ka kaluar në epërsi në ndeshjen si mysafirë kundër Tottenhamit mbrëmjen e sotme (e martë).

Befasia e këtij edicioni në Ligë të Kampionëve është duke tronditur edhe skuadrën e Mauricio Pochettinos në veri të Londrës në takimin e parë mes tyre në kuadër të gjysmëfinaleve, shkruan portali arbresh.info.

Me një lojë tejet të bukur, gjiganti holandez arriti të gjej golin e epërsisë pas disa kombinimeve shumë të bukura.

Donny van de Beek realizoi bukur pas një super asistimit nga Hakim Ziyech në minutën e 15′.

Fillimisht u dyshua për pozitë jashtë loje, por goli i kontrollua nga teknologjia VAR dhe u zyrtarizua për 0 me 1./arbresh.info/


(Shikoni këtu ose më poshtë golin nga De Beek)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme