Ajaxi nuk e regjistron për ndeshjet e Ligës së Evropës transferimin rekord të klubit

09:48 | 4 Shkurt 2021
Arbresh.info

Ajaxi gabimisht ka lënë jashtë listës së tyre transferimin rekord të klubit, Sebastien Haller, nga skuadra e tyre për ndeshjet e Ligës së Evropës.

Holandezët paguan 22.5 milionë euro për transferimin nga West Ham në afatin e janarit dhe ai shënoi dy herë dhe asistoi katër herë në gjashtë ndeshjet e tij të para në Eredivisie.

Por çuditërisht, është konfirmuar nga Ajax që ish-sulmuesi i Eintracht Frankfurtit u ‘përjashtua’ nga skuadra e tyre evropiane për shkak të një gabimi dhe ai do të jetë i pa-disponueshëm.Ajaxi përballet me Lille në raundin e 32-të këtë muaj, pasi ka përfunduar i treti në grupin e tyre të Ligës së Kampionëve dhe ka rënë në garën dytësore evropiane.

“Ai me të vërtetë nuk është në listë, ne po përpiqemi të zbulojmë se çfarë shkoi keq. Ne kemi kontaktuar KNVB dhe UEFA”, ka thënë zëdhënësi i Ajaxit, Miel Brinkhuis për AD.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme