Raportet në Holandë sugjerojnë se Ajaxi ka pranuar një numër ofertash për anësorin 26-vjer, Hakim Ziyech.
Ajaxi është duke kërkuar vetëm mbi 30 milionë funta për anësorin Hakim Ziyech këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi maroken ishte njëri nga lojtarët që tërhoqi vëmendjen gjatë paraqitjeve të shkëlqyera të Ajaxit deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
Frenkie de Jong ka siguruar tashmë transferimin te Barcelona ndërkohë që një numër i madh klubesh vazhdojnë të jenë në garë për të nënshkruar me qendërmbrojtësin Matthijs de Ligt. Dhe raportet në Holandë sugjerojnë se ekziston edhe një betejë për të siguruar shërbimet e Ziyech, i cili në të kaluarën ka ngjallur interesim nga Arsenali dhe Liverpooli.
Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars ka konfirmuar muajin e kaluar se reprezentuesi maroken do të largohet nga klubi këtë verë.
De Telegraaf raporton se Ziyech ka pranuar oferta nga Roma si dhe nga klubet në Gjermani dhe Spanjë./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...