Ajaxi thuhet se ka ofruar 15 milionë euro për transferimin e Luis Suarez – raporton El Chiringuito.
Sulmuesi i Barcelonës është përfshirë në listën e shitjeve, duke qenë se katalunasit planifikojnë të bëjnë ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm.
Pas turpërimit në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munichu, Blaugranët e ndërruan trajnerin dhe drejtorin sportiv, ndërsa një kontingjenti të madh të lojtarëve do t’u tregohet dera.
Uruguani, i cili do të mbushë 34 vjet në sezonin e ardhshëm, është një prej futbollistëve që pritet të largohen. Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, është emri që pritet ta zë vendin e tij në fazën e sulmit në Camp Nou.
Suarez ka qenë pjesë e Ajaxit gjatë viteve 2007-2011 një titull të Eredivisie (2010/2011) dhe një trofe të Kupës KNVB (2009/2010). /Telegrafi/
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...