Google ADS

Ajax pranon ofertën e United për Van de Beek

16:49 | 7 Qershor 2020
Arbresh Info

Manchester United thuhet se ka arritur marrëveshje me Ajax-in për mesfushorin Doony van de Beek.

Sipas De Telegraf, “Djajtë e Kuq” kanë ofruar 50 milionë euro për holandezin dhe Ajax e ka pranuar, transmeton portali arbresh.info.

Real Madrid që nga viti i kaluar është i lidhur me Van de Beek, por United është duke i rivalizuar dhe kanë avantazhin fal drejtorit sportiv të Ajax-it.

Thuhet se United dje ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit për kushtet e lojtarit.

Derisa marrëveshja mes klubeve është arritur, United duhet ta bind lojtarin të kalojë në “Old Trafford” edhe pse do e këtë të vështirë sepse ai ka admirim të madh për “Galaktikët”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme