Ajaxi ka shkarkuar trajnerin Alfred Schreuder.
Kontrata e tij ishte e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024, por është shkëputur me efekt të menjëhershëm.
Pikët e shumta të humbura dhe mungesa e zhvillimit të skuadrës janë arsyet kryesore të këtij vendimi. Drejtuesit e klubit nuk kanë më besim në bashkëpunimin e mëtejshëm. Do të ndërpritet edhe bashkëpunimi me ndihmës trajnerin Matthias Kaltenbach, ka bërë të ditur skuadra holandeze, lajmi.net.
“Është një vendim i dhimbshëm, por edhe i nevojshëm. Pas një fillimi të mirë të sezonit, ne humbëm një shumë pikë. Javët e fundit u bë gjithnjë e më e qartë se ai nuk mund ta kthente rrjedhën normale, ndërsa besojmë se pavarësisht transferimeve të shumta ai kishte në dispozicion një skuadër të fortë dhe të denjë për kampionatin. humbëm shumë pikë në javët e fundit dhe për fat të keq nuk pamë ndonjë përparim”, tha drejtori Edwin van der Sar.
Alfred Schreuder erdhi nga Club Brugge te Ajaxi verën e kaluar.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit