Shqipëria pret për herë të parë një finale të një kompeticioni evropian, pasi në Tiranë do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme, pasi “Air Albania” është gati tashmë të presë Romën e Feyenoord, me skuadrat që do të kërkojnë trofeun e lavdishëm.
Nesër mbrëma në orën 21:00 të gjithë shqiptarët do të mbajnë frymën, pasi ky është një moment historik për gjithë Shqipërinë, pasi e organizon një event të tillë për herë të parë në historinë e saj.
E kur duhet edhe një ditë nga kjo finale është zbuluar edhe çmimi që merr fituesi i këtij komepticioni.
Fituesi i trofeut të parë të këtij kompeticioni do të marrë plot 5 milionë euro, ndërsa vendi i dytë do të përfitojë 3 milionë euro, ndërkohë të dyja skuadrat në fjalë kanë marrë pagesa për çdo xhiro të kaluar dhe ndeshje të fituara në fazën e grupeve, që variojnë nga 150 mijë euro deri në 2 milionë euro që ka qenë shifra që përfituan në takimet e gjysmëfinaleve.
Ndërsa kampioni i Conference League, përveç shumës monetare, do të garantojë edhe kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë vlen të theksohet se të dyja këto skuadra tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Europa League nga kampionatet vendase, Roma në Serie A, pasi e mbylli sezonin në vend të gjashtë dhe Feyenoord në Eredivisie, pasi u rendit në vend të tretë. /abcnews.al
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vje...
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo part...
Debat me tone të larta mes Xuxit dhe Sarës, shkak aktrimi
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...