Raphael Varane nuk mund të duronte më. Mbrojtësi francez, i cili ka luajtur për Comon, ka varur këpucët vetëm në moshën 31-vjeçare për shkak të lëndimeve.
Ai vendosi të ndalet, t’i japë fund një karriere në të cilën ka fituar tituj të shumtë, madje ka prekur lavdinë, por edhe në të cilën ka vuajtur shumë.
Arsyen e pensionimit të tij të hershem e ka treguar ish-bashkëlojtari i tij te kombëtarja franceze, Hugo Lloris.
“Ne e pamë atë duke luftuar me fizikun e tij , duke ndjekur programet e tij për muskujt, të cilat morën shumë kohë, energji dhe përpjekje. Ai vazhdimisht luftonte kundër trupit të tij”, ka thënë fillimisht Lloris në një intervistë për L’Equipe.
“Ai e shtyu makinën në kufi, dhe kjo është e admirueshme. Ai vazhdimisht e shtyu veten në kufi, dhe kjo është gjithashtu e vërteta e sportit të nivelit të lartë”.
“Edhe kur u shfaq për herë të parë me ne, nuk kishte garanci se do të ishte ende një lojtar i klasit të lartë në moshën 30-vjeçare dhe stafi ishte i shqetësuar. Por ai arriti të bënte diçka të pabesueshme, diçka që nuk do të dyshohej nga jashtë”.
“Ai punoi aq shumë sa që ishte në gjendje të transformohej fizikisht, është një arritje e madhe të bësh një garë të tillë në ato kushte”, përfundoi ish-portieri. /Telegrafi/
Haradinaj në Pejë: Anëtarësimi direkt në NATO, shtysë për zh...
Aksident mes një kamioni dhe një veture në dalje të autostra...
Guardiola konfirmon lëndimet e dy yjeve të Man Cityt – thotë...
Ditë zie në Serbi, flamujt serbë ulen në gjysmështizë edhe n...
Haxhiu në Tiranë takohet me ish-ministren Gjonaj, diskutohet...
Për herë të parë në histori regjistrohet një uragan në Finla...