Pep Guardiola ka lavdëruar Mikel Artetën për mënyrën se si e ka mbajtur Arsenalin në garën për titullin e Ligës Premier të edicionit 2023/24 deri në ndeshjen e fundit të sezonit.
Duke folur pas fitores 2-0 të Manchester City ndaj Tottenham Hotspur, Guardiola u përkujdes ta lavdëroj Artetën.
“Çfarë mund të them? Ai është një menaxher i jashtëzakonshëm me atë që ata kanë bërë këtë sezon me Arsenalin”, ka thënë fillimisht Guardiola për BeIn Sport.
“Dhe ai nuk do të dorëzohet, ata do të përpiqen të fitojnë kundër Evertonit dhe të presin çfarë të ndodhë. Por kjo është ajo që duam, loja varet nga ne”, përfundoi spanjolli.
Arsenali ka një shans të vogël për të fituar titullin, por nuk është as e pamundur.
Topçinjtë duhet të përqendrohen në mposhtjen e Evertonit në ndeshjen e tyre të fundit të sezonit dhe shpresojnë që West Ham ta ndalë Cityn me barazim ose t’i mposhtë.
Rastësisht, një barazim i Cityt dhe një fitore e Arsenalit do të shoh që të dyja skuadrat të mbyllin sezonin 2023/24 me nga 89 pikë. Por, Topçinjtë do ta fitojnë titullin në bazë të diferencës superiore të golave. /Telegrafi/
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...