Ish futbollisti i Arsenalit, Mikael Silvestre beson se Kai Havertz do të jetë kërcënimi kryesor i Topçinjve kundër Liverpool të shtunën.
Gjermani është në një formë të lartë në ndeshjet e fundit dhe duket se e ka gjetur vetën shumë mirë.
“Ai po gjen pozitat e tij. Ai po ka më shumë ndikim në lojë dhe produkti i tij përfundimtar po vjen në rritje. Shënon, asiston. Ai po kthehet në maksimumin e tij, kështu që Liverpool do të duhet të merret me të dhe të tjerët. Më pëlqen ai. Ai lundron midis linjave”.
“Ai mund të funksionojë si një sulmues i dytë. Pra, ai është i vështirë për t’u markuar sepse është shumë i lëvizshëm dhe lojtarët do të duhet të ndajnë përgjegjësinë për ta markuar. Kështu që ai do t’u bëjë shumë probleme lojtarëve mbrojtës të Liverpoolit”, ka thënë Silvestre.
Pas vështirësive fillimisht, Havertz ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshjet e tij të fundit në të gjitha garat. /telegrafi/
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë