Gjatë 18 muajve të fundit në veçanti, Vinicius Junior ka qenë duke luftuar ndaj racistëve.
Ylli i Real Madrdit ishte abuzuar në disa raste gjatë sezonit të kaluar, ani pse kjo nuk është e mjaftueshme për njërin nga bashkëkombasit e tij që ta mbrojtë atë.
Në një intervistë për Mundo Deportivo, ish-lojtari i Sevillës, Pintinho, i cili mbahet mend nga vitet e 80-ta, e kritikoi ashpër Viniciusin për “provokimet” që ia bën tifozëve.
“Unë kam qenë shumë kritikues ndaj Vinicius. Ai është një lojtar i cili u largua nga Flamengo, erdhi këtu dhe njerëzit ia dhanë mbështetjen e tërë botës”.
“Por ka filluar me një problem të racizmit. Unë kam qenë në Spanjë për 44 vite dhe kurrë nuk jam abuzuar në baza racore, por çfarë ndodhë është se ai është një provokator dhe pak klloun. Ai duhet t’i dedikohet vetes që të luajë futboll”, ka thënë Pintinho.
Është me të vërtetë e çuditshme se si Vinicius nuk gëzon mbështetje aq të madhe në problemin ndaj racizmit, veçanërisht nga një bashkëkombas i tij, i cili ndoshta nuk është abuzuar në baza racore, por natyrisht duhet ta kuptojë se këto raste mund të ndodhin.
23-vjeçari tani është i ngarkuar me Brazilin ku së shpejti do të nisin kampanjën e tyre në Copa America, trofe të cilin tifozët brazilianë shpresojnë ta fitojnë me ndihmën e Vinicius./Telegrafi/
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...