Motra e futbollistit të zhdukur Emiliano Sala është tronditur kur ka mësuar se kërkimet për vëllain e tij janë ndërprerë.
Romina Sala shpërtheu në lot gjatë një konference për shtyp në Cardiff gjatë pasdites së sotme duke iu bërë lutje të shumta që kërkimet të vazhdojnë, transmeton portali arbresh.info.
“Ne i kuptojmë faktet dhe ne me të vërtetë i vlerësojmë përpjekjet”, ka thënë fillimisht ajo para mediave. “Ne dëshirojmë të falënderojmë të dy klubet të gjithë që kanë shikuar për Emilianon, por mesazhi im është ju lutem, ju lutem, ju lutem mos i ndalni kërkimet. Për mua, ata janë ende të gjallë”
“Është shumë e vështirë për të shprehur ndjenjat e mia për momentin sepse është shumë e rëndë”
“Ne kemi pasur shumë mbështetje nga dy klubet dhe i falënderojmë të gjithë tifozët për përpjekjet e tyre, por thellë në zemrën time unë e di që Emiliano është një luftëtar, është ende gjallë”
“Unë e di që Emiliano dhe piloti janë diku në mes të kanalit. Ne nuk do të dorëzohemi”
“Hera e fundit që kam folur me të ishte dita e hënë para se t’i thoshte lamtumirë lojtarëve të Nantes. Ai ishte vërtetë i ngazëllyer për ardhjen në Cardiff dhe ne ishim duke folur tërë ditën”, shtoi ajo.
Sulmuesi 15 milionësh është zhdukur që nga mbrëmja e së hënës. Ai ishte në një avion të lehtë së bashku me pilotin David Ibbotson.
Avioni i tyre u zhduk nga radari mbrëmjen e së hënës./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...